Lufthansa raporton për humbje të konsiderueshme në tremujorin e parë të vitit 2020, duke shtuar se ristrukturimi ishte i domosdoshëm pasi rezultatet ishin “ndikuar ndjeshëm” nga pandemia COVID-19.
Linja ajrore gjermane raportoi një humbje neto prej 2.1 miliardë eurosh për tre muajt e parë të vitit, krahasuar me një humbje prej 342 milionë euro për të njëjtën periudhë të një viti më parë, përcjell Telegrafi.
Po ashtu, në këtë tremujor, numri i udhëtarëve ra për 26 për qind.
“Trafiku botëror ajror ka pësuar një rënie të madhe. Kjo ka ndikuar në rezultatet tona tremujore në një masë të paparë. Në funksion të rimëkëmbjes shumë të ngadaltë të kërkesës, tani duhet të marrim masa të gjera ristrukturimi për ta zgjidhur”, tha kryetari i bordit ekzekutiv të Lufthansa, Carsten Spohr.
Ka indikacione se tremujori i dytë gjithashtu do të ndikohet shumë nga pandemia COVID-19, pasi ndalimet vazhduan të godisnin linjat ajrore.
Linja ajrore tha se nuk pret që kriza e tanishme të përfundojë para vitit 2023. /Telegrafi/