Telegrafi

Lufthansa, punëtorët rrisin pagat dhe ndërpresin grevën

Megjithatë Lufthansa e cila programon përafërsisht 2000 fltuturime ne ditë njofton se do të duhen përafërsisht dy javë që gjendja ti kthehet normalitetit,sepse verifikimi i disa aparateve janë të vonuara përgjatë grevës. Fluturimet evropiane do të jenë të siguruara 90% në vijim të katër ditëve të ardhshme.

Sipas marrëveshjes personeli në tokë do të përfitojë një rritje page rreth 5.1% duke nisur nga 1 korriku dhe 2.3% shpërblime duke nisur nga 1 korriku 2009. Kjo marrëveshje vlen për 21 muaj sipas kompanisë.

Personeli i kabinës do të përfitojë një rritje page në raport me personelin e tokës pasi të ketë konfirmuar me organizatën Ufo,(organizatë e cila mbron të drejtat e stjuardesave ajrore).

Sindikata Verdi që numëronte rreth 5000 anëtarë në 10 korrik, të hënën e kaluar kishte lajmëruar grevën e parë në këto 13 vjetët e fundit për “Lufthansa”.

Sipas disa analistëve greva i kushtonte kompanisë rreth pesë milion euro në ditë, ndërsa kompania njofton se kjo grevë i ka kushtuar deri tani minimumi 10 milion euro në total.