Telegrafi

Lufthansa dyfishon fluturimet me Shqipërinë, ofrohen dhe tarifa më të ulëta

“Linja ajrore ndërkombëtare me qendër në Gjermani, ka shtuar një fluturim ditor, krahas shërbimeve të saj ekzistuese ditore, nga Tirana në Munih”, – u tha në një konferencë për shtyp që drejtues të kompanisë zhvilluan në Tiranë.

Itinerari i ri i shtohet shërbimeve ekzistuese që ofrohen nga grupi Lufthansa dhe është përshtatur për të ofruar koordinimin optimal të kohës së udhëtimit si për pasagjerët e biznesit dhe për pasagjerët për turizëm.

Gabor Horvarth, Menaxheri i Përgjithshëm i Shitjeve të Pasagjerëve të Lufthansës për Bullgarinë dhe Shqipërinë, duke folur për risinë, evidentoi konstatimin se “fluturimet Tiranë-Mynih janë pritur mirë nga pasagjerët tanë, sidomos nga komuniteti i biznesit gjithnjë në rritje”.