Site icon Telegrafi

“Luftëtari i vetmuar” Xi Jinping përballet me Putinin dhe ekipin e tij (Video)

Një vonesë e shkurtër nga delegacioni kinez e la Presidenti Xi Jinping të vetëm, përballë ekipit rus, duke bërë që presidenti rus Vladimir Putin ta quante me shaka homologun e tij kinez “një luftëtar i vetëm”.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, udhëheqësit e Kinës dhe Rusisë kishin një takim ballë për ballë të enjten në Astana, Kazakistan.

Takimi u mbajt para kamerave, por me sa duket disa gabime në protokoll rezultuan me një vonesë të shkurtër për delegacionin kinez.

Kjo e la Xi të ulur vetëm përballë Putinit dhe shtatë anëtarëve të delegacionit të tij.

Derisa sekondat ecnin, udhëheqësi rus, i cili nuk ishte në gjendje të fillonte fjalimin e tij në mungesë të shoqëruesve të, çliroi tensionin në rritje, duke vënë në dukje se homologu i tij kinez ishte një “luftëtar i vetmuar” në tryezë.

Sipas medieve ruse, zyrtarët kinezë pastaj mbërritën dhe takimi vazhdoi siç ishte planifikuar, me Putinin dhe Xi që u zotuan të vazhdojnë të ndërtojnë marrëdhënie më të forta mes dy kombeve. /Telegrafi/

Exit mobile version