Telegrafi

Luftëtari i UFC-së i shkurton flokët ndërmjet raundeve, pastaj tregon arsyen pse e bëri këtë (Foto/Video)

Shane Burgos e mposhti Tiago Tratorin në “UFC Fight Night 102” në New York, mirëpo veprimi i fituesit gjatë pushimit ndërmjet raundeve, tërhoqi vëmendje më të madhe.

Ndërmjet raundit të dytë dhe të tretë, njujorkezi kërkoi nga personi në këndin e tij që t’ia shkurtojë flokët.

Në atë moment nuk dihej arsyeja pse ai vendosi që t’i shkurtonte flokët, por e sqaroi pas duelit – njofton Telegrafi.

Ai tregoi pas duelit se gjithçka ishte e planifikuar

“I thash personit në këndin tim se nëse lufta vazhdon edhe pas raundit të dytë dhe flokët më bien në fytyrë, të mi shkurtojë ato”.

“Në raundin e parë nuk më binin në fytyrë, por filluan në të dytin, prandaj kërkova të mi presin”.

“Ishte një moment për t’u mbajtur mend, mirëpo ishte planifikuar më herët. Ishte prerja e parë e flokëve brenda tetëkëndëshit, apo?, ka thënë ai pas meçit. /Telegrafi/