Luftëtari shqiptar në UFC, Dennis Buzukja është nokautuar pas vetëm 49 sekondave në meçin e zhvilluar të shtunën mbrëma në “Madison Square Garden” të New Yorkut.
Buzukja, që garon në kategorinë pendël, pësoi nga Jamall Emmers.
Emmers më me përvojë i bëri presion Buzukes që në fillim, duke mbajtur jashtë ekuilibrit përpara se ta zhbllokonte me një goditje me dorën e majtë që e rrëzoi në tokë.
Kjo ndodhi brenda 49 sekondave në raundin e parë.
Jamall Emmers almost murdered Dennis Buzukjapic.twitter.com/rcFPSI8O6k
— MECU999_Backup (@MECU999_BACKUP) November 11, 2023
Për Buzukjan ishte vetëm lufta e dytë në serinë më të madhe të arteve marciale të përziera (MMA), UFC, dhe i ka pësuar dy humbje. Është hera e parë në karrierë që Buzukja pëson dy humbje në MMA. /Telegrafi/