Nuk ndodh shpesh që aplikuesit e arteve të përziera marciale (MMA) ta marrin seriozisht WWE-në.
Madje nuk është dëgjuar më parë që një lëvizje e stilit WWE të shfrytëzohet në një meç në ‘tetëkëndësh’.
Mirëpo, pikërisht kjo ka ndodhur kur britaniku Jonno Mears u ndesh me Aaron Jones në garën FCC 19 në Bolton.
Jones përpiqej të luftonte ndaj kundërshtarit me shpinë, mirëpo Mears vendosi ta përdorte një lëvizje që rrallë shihet në MMA.
Mears e kapi për këmbësh rivalin e tij dhe ia lakoi duke iu u ulur përmbi shpinë dhe duke e detyruar të dorëzohej.
Për më shumë, ai e bëri lëvizjen e WWE me stil duke e nxjerrë gjuhën për tifozët dhe kamerat.
Në videon e mëposhtme mund ta shikoni momentin interesant të triumfit të Jonno Mears. /Telegrafi/