Site icon Telegrafi

Luftëtarët e ISIS-it Ikin nga fushëbeteja të veshur si gra

Xhihadistët qyqarë u kapën duke ikur nga Mosuli të veshur me rroba të grave.

Në ditën e katërt të betejës për çlirimin e Mosulit, komandanti i të ashtuquajturit Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, dyshohet t’ju ketë thënë grave që janë të afërta me xhihadistët të lëshojnë qytetin, por këtë kërkesë po e shfrytëzojnë edhe “luanët e pafrikshëm” të ISIS-it.

Gjeneralmajori amerikan, Gary Volesky, thotë udhëheqës se rezistencën e fundit do ta bëjnë xhihadistët e jashtëm, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, gjenerali Joseph Votel thotë se lufta mund të zgjasë me muaj.

“Operacioni në Manbixh, në veri të Sirisë, ka zgjatur 71 ditë. Kemi parë se kur sulmojmë një vend, forcat e ISIS-it shkojnë në vendin tjetër”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version