Telegrafi

Luftë në ring për bamirësi (Video)

Kikboksierë dhe taiboksierë kosovarë e të huaj do të luftojnë për herë të parë kundër njeri tjetrit në ringun e Prishtinës në kuadër të një organizimi për bamirësi, njofton Klan Kosova.

Garuesit kosovarë vijnë nga diaspora dhe janë shumica të trajnuar nga kampioni i katërfishtë në këtë kikboks, Mustafë Kicaj.

Por ngjarja e bamirësisë nuk ka shkuar siç është menduar.

Kundërshtarët të cilët do të vinin nga Greqia nuk u lanë të kalojnë në kufi, kështu që nga 22 meqe sa mendohej të luheshin, ngelen 14.