Site icon Telegrafi

“Luftë” në një burg të Brazilit, brushat e dhëmbëve u përdorën si thika – 15 të vdekur

Përleshja në një burg në veriun e Brazilit ka lënë 15 të burgosur të vdekur, sipas zyrtarëve lokalë.

Siç shkruan bbc, përleshjet thuhet se shpërthyen të dielën gjatë orëve të vizitës në kompleksin Penitentiary Anísio Jobim, në Manaus.

Disa nga viktimat u therën me furça të dhëmbëve të mprehta para vizitorëve, ndërsa të tjerët u mbytën për vdekje.

Zyrtarët thonë se dhuna është ndaluar dhe një hetim ka filluar për arsyen e përleshjes.

“Ishte kaos total”, citohet të ketë thënë nëna e një të burgosuri.

Një përleshje e tillë vjen vetëm dy vjet pasi armiqtë vranë 56 vetë në të njëjtën burg, një nga trazirat më vdekjeprurëse ndonjëherë në një burg brazilian.

Brazili ka popullsinë e tretë më të madhe të burgjeve në botë – 712,305 të burgosur në prill të këtij viti, sipas shifrave zyrtare. /Telegrafi/

Exit mobile version