Site icon Telegrafi

Luftë në ajër, avioni spiun turk ‘tmerron’ Greqinë

Turqia dhe Greqia janë përshirë sërish në një incident, i cili mund të kishte pasoja të rënda duke pasur parasysh gjendjen e rënduar midis dy vendeve. Shkak i këtij incidenti është bërë fluturimi i avioni spiun turk mbi terrorin grek, konkretisht mbi një nga ishujt grekë të Egjeut.

Ministria greke e Mbrojtjes ka bërë të ditur paraditen e sotme se forcat ushtarake kanë ndërhyrë për të penguar fluturimin e një avioni turk pa pilot, të ashtuquajtur dron spiun.

Droni në fjalë është prodhim turk dhe ka shkelur hapësirën ajrore greke në mesditën e së enjtes në rajonin Dodekanisa më shumë se dy herë, shkruajnë mediat greke, përcjell Telegrafi.

Sapo ai është zbuluar nga radarët e ushtrisë, është ndjekur dhe është interceptuar nga dy avionë ushtarakë F16 të flotës greke.

Avioni pa pilot, që është ngritur nga baza ushtarake turke e Dalamës, është i destinuar për misione zbuluese me synim mbledhje informacionesh si dhe fotografime të zonave të caktuara.

Ngjarja ka ndodhur vetëm disa ditë pasi Ankaraja ka deklaruar se ka futur në arsenalin e saj ushtarak avionë të tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version