Telegrafi

Luftë monedhash

Kreu i FMN-së, Domenik Shtraus Khan, ka deklaruar për mediat franceze se zhvlerësimi i qëllimshëm i juanit kinez është burim i tensioneve në ekonominë botërore dhe rrezikon të shndërrohet në kërcënim.

Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zollik, tha se zhvlerësimi i qëllimshëm i monedhave nga shtete të caktuara me qëllim të rritjes së eksporteve nuk është politikë që funksionon. /Telegrafi/