Telegrafi

“Luftë mes mafisë italiane dhe kineze”, Marko Caka pjesë e filmit “Made in Chinatown”

Një tjetër film hollivudian mbledh gjithë gangsterët e filmave epik të familjeve mafioze.

Për herë të parë “gangsterët vrasës italian” të roleve dytësore në filmat epik mafioze, të tillë, si Godfather, Goodfellas, Bronx Taler, Casino, The Soprano, Boardwalk Empire mblidhen së bashku me mafien kineze për një film të madh hollivudian.

Filmi, i cili është titulluar “Made in Chinatown”, do të jetë i zhanrit aksion dhe komedi gjersa xhirimet kanë nisur në Philadelphia të SHBA-ve.

Pjesë e filmit do të jetë edhe aktori shqiptar, Marko Caka, i cili ka luajtur edhe në filmin “Fast and Furious”.

Në një prononcim për Telegrafin ka pohuar se ndihet i kënaqur për besimin e dhënë nga regjisorët e filmit, Art Camacho dhe Robert Samuels.

“Jam shumë i lumtur që produksioni dhe regjisorët e mëdhenj të filmave aksion kung-fu më dhanë mundësinë për t’iu bashkuar kastit që kanë lënë gjurmë në filmat e familjeve mafioze. Do të luajë rolin e gangsterit që i përkas një prej familjeve mafioze italiane, por që do të jetë “funny” për filmdashësit”, ka pohuar Caka.

Filmi pritet të jetë në ekranet e mëdha të kinemave amerikane dhe botërore më 10 nëntor të këtij viti. /Telegrafi/