Telegrafi

Luftë kundër kripës në New York

Qeverisja lokale dëshiron të marrë një varg hapash për të ulur konsumimin e kripës në restorante dhe në një varg produktesh ushqimore.

Konsumimi më i madh i kripërave është i lidhur me gjasat më të mëdha për hipertension, pastaj për sulme në zemër dhe në tru, që shkaktojnë vdekjen e rreth 23 mijë banorëve të New Yorkut dhe 800 mijë amerikanëve çdo vit.

Vlerësohet se një banor i SHBA-ve merr rreth 80% të kripës përmes ushqimit, të cilit i është shtuar kripë gjatë procesit të prodhimit.

Në SHBA në përqindje konsumohet sasi dyfish më e madhe e kripës krahasuar me sasitë e preferuara./Telegrafi/