Llapi është rikthyer te fitoret pasi ka mposhtur para tifozëve të vet Suharekën me rezultat 2-0.
Ndeshja nisi me tempo të lartë me dy skuadrat që kërkonin golin e epërsisë.
Megjithatë të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, kur në minutën e 32-të Ardit Tahiri realizoi gol të bukur me gërshërë për 1-0.
Suhareka kishte rast të artë për ta barazuar rezultatin, megjithatë në minutën e 45+2 Mevlan Zeka gjuajti nga penalltia, por gjuajtjen e tij e priti Marjan Coric.
Në minutën e fundit të shtesës së pjesës së parë, Llapi mbeti me një futbollist më pak në fushë, kur Arbnor Ramadani u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër.
Edhe pjesa e dytë krijoi disa raste të mira shënimi, me Llapin që me një futbollist më pak tentonte të barazonte rezultatin.
Në minutën e 65-të Mevlan Zeka gjuajti nga afërsia me kokë, por gjuajtja e tij shkoi pranë portës.
E në minutën e 78-të, Ardit Tahiri arriti të fitonte penallti pasi u pengua në zonë nga Donat Hasanaj.
Goditjen e Tahirit e priti portieri Avdimetaj, por sulmuesi vushtrrias përfitoi nga topi i rikthyer dhe shënoi për 2-0.
Deri në fund gola më nuk pati dhe Llapi mori fitore të madhe 2-0 në luftën për mbijetesë.
Me këtë fitore Llapi kalon në pozitën e tetë në tabelë me 29 pikë, sa ka edhe Malisheva e nënta.
Ndeshjen e ardhshme Llapi e luan sërish në shtëpi ku presin Ballkanin, derisa Shuareka pret Malishevën. /Telegrafi/