Angelina Jolie dhe Brad Pitt tashmë dihet se kanë paraqitur në gjykatë kërkesën për shkurorëzim edhe në mënyrë ligjore.
Por, duket se dyshja mund të përballen edhe me një lëndë tjetër në gjykatë që ka të bëjë me fëmijët.
Në fakt, ishte aktorja që e para akuzoi ish-bashkëshortin se nuk ka paguar asnjë cent në formë alimentacioni për fëmijët.
“Pitt është i detyruar të paguajë një shumë të caktuar parash për fëmijët e tij. Që prej ndarjes nga Jolie, Pitt nuk ka paguar aq sa duhet”, ka shkruar në dokumente avokatja e aktores së famshme.
Megjithatë, ka qenë i menjëhershëm reagimi i Pitt përmes zyrës ligjore që mbron interesat e aktorit.
Në dokumentet e paraqitura në Gjykatë e Los Angeles, avokatët e Pitt u shprehën se aktori ka dhënë rreth tetë milionë dollarë për shtëpinë e re të Joliet.
Gjithashtu ka paguar rreth 1.3 milion dollarë në fatura për mirëqenien e saj dhe të gjashtë fëmijëve. /Telegrafi/