Telegrafi

Luftanije australiane niset për në Iran për mision sigurie ndërsa tensionet shkallëzohen edhe më shumë

Po thuajse 200 marinarë australianë po bëhen gati për konfrontimin me anijet iraniane ndërsa anijet e tyre luftarake lundrojnë sot për një mision sigurie detare në një nga rrugët më të pabesa në botë.

HMAS Toowoomba do të përshëndetet zyrtarisht nga baza detare Stirling në jug të Perthit të hënën, përpara një vendosjeje gjashtë muajsh në ngushticën gjithnjë e më të tensionuar të Hormuz, transmeton Telegrafi.

Atje frigata e klasës ANZAC do të bashkohet me një koalicion të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që mbron furnizimet e naftës, midis tensioneve të rritura ndërmjet Iranit dhe SHBA-së.

ABC News ka mësuar se anija mund të devijohet diku tjetër në Lindjen e Mesme  nëse situata e sigurisë përkeqësohet.

Ministrja e Mbrojtjes Linda Reynolds tha se Toowoomba dhe 190 marinarët e saj do të mbështesin hyrjen e sigurt dhe të hapur të Australisë në rajon, dhe riafirmojnë angazhimin e vendit për lirinë e lundrimit.

“Kjo anije shumë e aftë do të përqendrohet në promovimin e sigurisë detare, stabilitetit dhe prosperitetit në Lindjen e Mesme duke mbështetur kundër terrorizmit, parandalimin e piraterisë dhe lirinë e lundrimit”, tha ajo.

Vendosja është pjesë e Operacionit Manitou, kontributi i Forcës së Mbrojtjes Australiane për të promovuar sigurinë detare dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme.

Zëvendës shefi i Marinës Admirali Michael Noonan tha se HMAS Toowoomba ishte gati për misionin e tij në Gjirit Persik pas 12 muajve të përgatitjes. /Telegrafi/