Telegrafi

Luftanija amerikane përplaset me një anije tanker 183 metra të gjatë (Foto/Video)

Dhjetë marinarë amerikanë janë zhdukur dhe pesë tjerë janë lënduar, kur anija luftarake USS John S McCain u përplas me një anije tanker 183 metra të gjatë në orët e të para të mëngjesit të sotëm.

Luftanija amerikane dhe anija tanker Alnic MC janë përplasur derisa po ludronin. John McCain në ato momente gjendej në pjesën lindore të Singaporti, kur papritmas u përplas me anijen Alnic MC, transmeton Telegrafi.

Katër marinarët e lënduar janë dërguar me helikopter me urgjencë në spitalin ushtarak të Singaporit, ku mjekët kanë konstatuar se janë jashtë rrezikut për jetë, derisa marinari i pestë pothuajse nuk kishte nevojë për tretman pasi kishte pësuar vendime disa gërvishtje të lehta.

Pas përplasjes luftanija John McCain dërguar për në portin Changi në Singapor. Raportohet se karburanti që gjendej në anijen tanker nuk është derdhur në ujë. /Telegrafi/