Telegrafi

Lufta vazhdon: Google eliminon sinkronizimin e Facebook nga Nexus S

Google e ka konfirmuar lajmin për eliminimin e sinkronizimit në Facebook, për shkak të siç thuhet, mënyrës se si menaxhohet lista e kontakteve, ndërsa për këtë vendim, Google më pas ka lëshuar edhe një njoftim zyrtar.

“Ne besojmë se është shumë me rëndësi që përdoruesit të mund të kontrollojnë të dhënat e tyre. Prandaj, në versionin e ri të sistemit operativ për modelin Nexus S, kemi bërë një ndryshim të vogël sa i përket paraqitjes së kontakteve në pajisje” thuhet në njoftimin e kompanisë Google.

Pasojat e këtij ndryshimi do të vërehen kur përdoruesit e këtij telefoni do t’i regjistrojnë kontaktet e tyre të Facebook’ut përmes platformës Android, ndërsa kur përdoruesit e fshijnë llogarinë e tyre të Facebook, atëherë bashkë me këtë do të fshihen kontaktet e regjistruara. / Telegrafi /