Telegrafi

Lufta tregtare SHBA-Kinë, arrihet marrëveshja për valutën

Commerce Secretary Wilbur Ross, U.S. Trade Representative Robert Lighthizer, Treasury Secretary Steven Mnuchin and other Trump Administration officials sit down with Chinese Vice Premier Liu He (L), Central Bank Governor Yi Gang (2nd L) and other Chinese vice ministers and senior officials for negotiations in the Diplomatic Room at the Eisenhower Executive Office Building January 30, 2019 in Washington, DC. The top trade officials are beginning two days of face-to-face trade talks to end a months-long trade war between the world’s two largest economies. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images/Guliver)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se ka përparim në procesin e bisedimeve mes Washingtonit dhe Pekinit për sa i përket çështjes së tregtisë, duke shtuar se ka gjasa që të shtyjë afatin e negociatave përtej 1 marsit.

Deklaratat Trumpit sinjalizojnë se dy ekonomitë më të mëdha në botë janë shumë pranë një marrëveshje mes tyre, që do t’i japë fund thuajse shtatë muajve luftë tregtare të ashpër mes tyre, si dhe pasoja të panumërta në thuajse çdo pjesë të botës, përcjell Telegrafi.

Tarifat e lajmëruara për 200 miliardë dollarë mallra kinezë nuk do të vendoseshin në rast se do të arrihej marrëveshja mes dy vendeve.

Lexo po ashtu Vazhdojnë bisedimet tregtare SHBA-Kinë

Ndër të tjera, shefi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se, pret që shumë shpejt të takojë homologun e tij kinez, Xi Jinping, duke lënë mundësinë e mos arritjes së një ujdie finale mes të dy palëve.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin, deklaroi se dy vendet kanë përmbyllur një marrëveshje mjaft të rëndësishme sa i përket valutës. Kjo çështje ka marrë kritikat kryesore nga Donald Trump, pasi sipas tij, Kina e zhvlerëson qëllimisht monedhën për të krijuar avantazh në eksportet e saj. /Telegrafi/