Telegrafi

Lufta për tre pikë mes Drenicës dhe Trepçës ’89 – formacionet zyrtare

Drenica është nikoqir i Trepçës ’89 për sfidën që zhvillohet në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 15:00 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Drenica aktualisht është duke luftuar për mbijetesë, pasi gjendet në vendin e nëntë me 27 pikë.

Në anën tjetër, Trepça ’89 gjendet në të gjashtin me 32 sosh dhe do të kërkojë përforcimin e mesit të tabelës.

Formacioni bazë i Drenicës: Ymeri, Bejta, Gjoni, Lushtaku, Dumani, Ramadani, Dervishaj, Rapo, Uka, Rugova, Zabergja.

Formacioni bazë i Trepçës ’89: Tofiloski, Pllana, Berisha, Mashau, Ard.Manaj, Nene, Jashari, Darwish, Nimani, Arb.Muja, Chivaviro. /Telegrafi/