Banorët e Madridit janë në hall me prostitutat, të cilat për të siguruar vendin më të mirë të mundshëm për të tërhequr klientët, shpesh futen në konflikte të ndryshme.
Banorët e këtij qyteti së fundmi janë zgjuar prej gjumit nga ‘lufta’ e ashpër që po zhvillohej mes dy grupeve të prostitutave, ku njëri grup ishte nga Evropa Lindore kurse tjetri ishin vajza lokale, transmeton Telegrafi.
Në momentin që bie terri “shitëset e dashurisë” shpesh bërtasin, grinden me klientët e dehur, por ndodh që edhe gjatë rrahjes brutale të mbesin pa rroba.
“Këto janë kryesisht përleshje sporadike, por nganjëherë dinë të shndërrohen në përleshje brutale. Personalisht e kam shumë të lehtë sepse jam më i moshuar, por nuk është mirë kur një gjë të tillë detyrohen të shikojnë fëmijët”, ka deklaruar njëri prej dëshmitarëve i cili ka dashur të mbetet anonim. /Telegrafi/