Site icon Telegrafi

Lufta për Scudetto dhe pendesa më e madhe në sezonin debutues te Interi – Inzaghi analizon rrethanat

Simone Inzaghi në konferencë shtypi (Foto: www.inter.it)

Simone Inzaghi zbulon keqardhjen e tij më të madhe të sezonit dhe këmbëngul se Interi ende mund të marrë titullin e Serie A nga Milani në xhiron e fundit.

Nerazzurrët fituan 3-1 në Sardenjë me dy gola të Lautaro Martinez dhe Matteo Darmian, duke e shtyrë çdo verdikt në raundin e fundit.

Milanit i duhet ende vetëm një pikë kundër Sassuolos për të siguruar Scudetton, sepse nëse skuadrat përfundojnë me pikët e barabarta në krye, kuqezinjtë kanë një rekord superiore ballë për ballë.

Lexo po ashtu Interi nuk gabon ndaj Cagliarit - vazhdon me presion ndaj Milanit

Pasojat e tjera janë që Genoa bie nga kategoria dhe Sampdoria është e sigurt, kështu që vendi i fundit në Serie B është mes Salernitanas dhe Cagliarit.

“Emocionet ishin të mërkurën, duke fituar një trofe që na interesonte shumë”, deklaroi Inzaghi për DAZN, duke iu referuar fitores 4-2 të Kupës së Italisë në kohën shtesë ndaj Juventusit.

“Nuk ishte e lehtë pas fitores së Milanit, por skuadra luajti shumë mirë kundër një kundërshtari që është problematik në terrenin e vet. Unë i përgëzoj djemtë e mi, sepse kjo nuk ishte aspak e mirëqenë, veçanërisht pasi luajtëm 120 minuta të mërkurën”.

Sigurisht, Inzaghi po luante për Lazion në vitin 2000, kur ata kaluan Juventusin në ditën e fundit të sezonit, atë ditë famëkeqe me shi në Perugia. A mundet Sassuolo të stopojë Milanin dhe ta ndihmojë Interin të ruajë titullin?

“Sassuolo është një skuadër shumë e mirë, ata kanë shumë talent individual. Pres një fund shumë të hapur të sezonit për Scudetton, vendet evropiane dhe rënien. Tani jemi këtu, duhet të përpiqemi të shkojmë deri në fund”.

“Natyrisht, ne jemi prapa, kështu që na duhet një fitore dhe që ata të humbasin. Ka ndodhur më parë, unë fitova me Lazion kur ishim dy pikë prapa dhe Juventus humbi nga Perugia, kështu që mund të ndodhë përsëri”.

Lexo po ashtu Dallohet Lautaro: Cagliari 1-3 Inter, notat e lojtarëve

Inzaghi u pyet për keqardhjen e tij më të madhe nga ky sezon debutues në stolin e Interit dhe zgjodhi një lojë jashtë Serie A.

“Ndeshja e parë me Liverpoolin është ajo për të cilën jam penduar. Liverpool humbi një ndeshje në 2022 dhe ajo ishte kundër Interit. Nëse nuk do të kishim mbetur në 10 lojtarë, kush e di se çfarë mund të kishte ndodhur?”.

“Unë shikoj pas një sezoni me dy trofe të ngritur, ne jemi ende në garë për Scudetton deri në ndeshjen e fundit, nuk mund ta prisja kurrë të gjithë këtë dhe marshimi ynë evropian u ndal vetëm nga Liverpool”, ka shtuar më tej Inzaghi /Telegrafi/

 

Exit mobile version