Pushues të shumtë prisnin me padurim pranë rrethojave të pishinës së një hoteli në Tenerife të Spanjës, me qëllim që të mund t’i zënë sa më shpejt shezllongët dhe të rreziten.
Pamjet e këtij momenti të turistëve të etur për rreze të diellit pranë një pishine, janë bërë virale në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
Shumë turistë britanikë të “armatosur” me krem kundër rrezeve të diellit dhe peshqirë në duar, prisnin që të hapen portat dhe me shpejtësi të zënë ndonjë çadër.
@chloeturner_1 Another day another sunbed war ? #holiday #tenerife #playadelasamericas #sunbeds ♬ original sound – Chloe Turner
Madje disa prej tyre kishin pritur për më shumë se 90 minuta që të hapen dyert, kjo pasi Evropën e ka kapluar një valë të nxehtit të madh.
Në resortet spanjolle kur dikush e hedh i pari peshqirin në shezllong, konsiderohet se ajo çadër do t’i takojë atij tërë ditën. Për këtë ata prisnin që t’i hedhin në çadrat më të afërta.
Videoja është filmuar në një hotel me katër yje të quajtur Spring Bitacora në Playa de las Americas, ku kalimtarët e rastit që e filmuan e postuan në TikTok dhe prej atij momenti u shpërnda në shumë platforma tjera. /Telegrafi/