Finalja e madhe në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ në xhudo në kategorinë për femra deri në -52 kilogramë, do të jetë mes
Distria Krasniqit dhe Diyota Keldiyorova.
Disitria do të kërkojë medaljen e dytë të artë në karrierën e saj, pas asaj në Tokio para tri vitesh.
Në gjysmëfinalen tjetër mes Diyora Keldiyorova dhe Amandine Buchard, fituese doli uzbekja me një wazzari.
Pra finalja e madhe do të jetë mes Krasniqit dhe Keldiyorova, e cila do të zhvillohet brenda një ore.
Në gjysmëfinale Distria u përball me xhudisten italiane Odette Giuffrida, ku fitoi me ‘golden score’, pasi italiania shmangej tërë kohën nga lufta dhe mori tri vërejtje.
Xhudistja nga Kosova deri tani ka marrë tre fire fitore të jashtëzakonshme në tre meçe.
Krasniqi me ippon mposhti xhudistet Maryam March Maharani nga Indonezia dhe Gafen Primo nga Izraeli në fazat e para të garës. /Telegrafi/