Sportistet kazake dhe turke kanë sjell një skenë interesante dhe shumë komike në Kampionatin Botëror të ‘rrëzimit të duarve’ që po mbahet në Antalia.
Nuk u mjaftuan për të garuar vetëm në kampionat, por rivalitetin e tyre e transferuan edhe në podium në skenën komike “kush do ta mbulojë flamurin e kujt”.
Diana Tyukova dhe Dana Asanova, të cilat përfunduan garën në vendin e dytë dhe të tretë, shpalosën mes tyre flamurin e Kazakistanit në podium.
Kjo do të thoshte se fituesja e garës, Kaglayan Derya Ceren e Turqisë – nuk kishte vend para saj për të shpalosur flamurin turk.
Mirëpo, për të ky nuk ka qenë problem, pasi thjesht ka lëvizur flamurin turk mbi atë kazak.
Sportistëve kazake nuk iu pëlqeu aspak ajo lëvizje, ndaj pasoi një skenë komike e mbulimit të flamujve, herë të njërit e herë të tjetrit.
E gjithë kjo vjen pasi të dy vendet kanë histori politike jo edhe aq të mirë mes vete. /Telegrafi/
During the award ceremony at the World #Armwrestling Championship in #Antalya, a curious incident occurred. The athletes from #Kazakhstan, who took second and third places, fought hard with the winner from #Turkey, whose flag will be more visible on the podium – unverified pic.twitter.com/LbTVMHR5gT
— 🛰️ Wars and news 🍉 (@EUFreeCitizen) October 18, 2022