Java e 28-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll mbyllet sot (e hënë) me dy ndeshjet e mbetura që zhvillohen në Prizren dhe Ferizaj.
Në stadiumin “Përparim Thaçi”, nga ora 16:00 zhvillohet derbi lokal ndërmjet Lirisë dhe ekipit nga Suhareka, Ballkani.
Liria duhet ta fitojë këtë ndeshje për të shpresuar që të mbetet në elitën e futbollit të Kosovës.
Me fillim nga ora 16:00, në Stadiumin e Qytetit zhvillohet edhe ndeshja tjetër, ndërmjet Ferizajt dhe Flamurtarit.
Të dyja këto skuadra janë në zonën e ‘play-outit’, ashtu që gara për mbijetesë është shumë e ngushtë. /Telegrafi/