“Këpuca e Artë” në Evropë po del të jetë interesante dhe ende e hapur, pavarësisht ndikimit të madh nga coronavirusi.
Kylian Mbappe dhe Wissam Ben Yedder nuk do të kenë mundësinë të garojnë për çmimin që shkon për golashënuesin më të mirë në të gjithë Evropën, pasi Ligue 1 është pezulluar.
Tre nga katër kryesuesit në renditje luajnë në Bundesliga dhe janë drejt fundit të sezonit, ndërsa Robert Lewandowski me 30 golat e tij mbetet lider dhe me shumë gjasa të jetë triumfues.
Ciro Immobile qëndron pas polakut si i dyti dhe do të ketë mundësinë ta sfidojë kur të rifillojë Serie A.
Lionel Messi është lider në La Liga, por me gjithsej 19 gola të tij këtë sezon ai është i gjashti, pas Cristiano Ronaldos që është i pesti.
Messi e ka fituar çmimin më së shumti herë (gjashtë) se kushdo tjetër në 10 vitet e fundit, ndërsa Ronaldon vetëm në tre herë.
Renditja në bazë të pikëve
/Telegrafi/