Telegrafi

Lufta pa buxhet! (Video)

Lufta kundër terrorizmit është trumbetuar prioritet i Qeverisë së Kosovës disa herë. Por, Departamenti Kundër Terrorizmit, në kuadër të Policisë, shpesh përballet me mungesë të pajisjeve logjistike.

Madje, ky departament nuk ka buxhet të veçantë, por është në të njëjtën linjë me Policinë e Kosovës, raporton KTV.

Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani thotë se nuk është e vërtetë se Departamentit Kundër Terrorizmit i mungojnë pajisjet. Por, ai pranon faktin se ndodh që të huazohen vetura nga departamente të tjera e që, sipas tij, e tëra bëhet në kudër të planeve operative brenda Policisë.

Qeveria e Kosovës në çdo konferencë vendore dhe ndërkombëtare ka thënë se lufta ndaj terrorizmit është prioritet i saj, por ky departament nuk ka buxhet të veçantë në këtë luftë të shpallur, transmeton Koha.net.

Sidoqoftë, Kelani ka lavdëruar Departamentin Kundër Terrorizmit për punën që po e bën në luftën kundër ekstremizmit fetar.