Fermeri nga fshati Ferras i Divjakës thotë se këtë vit ka mbjellë më tepër grurë.
Lufta në Ukrainë rriti kostot e prodhimit dhe vlerën e grurit vendas. Ishte çmimi i grurit në 2022 prej 50 lekësh për kilogram, ai që zgjeroi sipërfaqen e drithërave në të gjithë vendin. Por kësaj herë fermerët i frikësohen rënies së çmimit, pavarësisht se toka u punua me naftë dhe plehra kimike të kushtueshme.
Edhe pse Franci ka qenë përfitues i naftës falas, ajo nuk ka qenë e mjaftueshme për të gjithë sipërfaqen.
“Unë kam mbjellë 80 hektarë grurë dhe sasia e naftës që pretendohet të përfitoj është rreth 60-70 litra/ha unë limitin e aplikimit e kam vetëm për 10 ha dhe i bie që unë të marr 600-700 litra naftë, për pjesën tjetër skualifikohem”, tha ai.
Sasia e madhe e grurit i vendos fermerët para dy vështirëve, të çmimit dhe të magazinimit të prodhimit. Nëse këto dy problematike nuk rregullohen nga ministria e bujqësisë, atëherë fermerët do të vendosin të heqin sërish dorë nga ky produkt bujqësor.
“Do ishte shumë e favorshme nëse pikat e grumbullimit do ta grumbullonin grurin. Prandaj më përpara kanë qenë rezervat e shtetit pasi i jepnin njëfarë stabiliteti situatës që kishte mundësi që prodhimi të shkonte në vendin e caktuar”, tha ai.
Prodhimi vendas edhe kësaj rrezikohet nga gruri importit i cili vjen në vendin tonë më një çmim konkurrues. Përballë kësaj situata fabrikat e miellit në vend të grurit të prodhuar nga bujku ynë, magazinat do t’i mbushin me grurin e bujkut serb./Top Channel