Site icon Telegrafi

Lufta në Siri, kurdët qëllojnë komandantin e ISIS-it – ai filmon vdekjen e tij (Video, +18)

Një komandant i organizatës terroriste “Shteti Islamik” ka filmuar vdekjen e tij, gjykuar nga pamjet atë e kishin lënë bashkëluftëtarët që të vdesë vetëm në agoni.

Ai po luftonte kundër forcave kurde që pas shkëmbimit të zjarrit, kur e kuptuan që të gjithë xhihadistët kishin ikur, i hoqën kamerën nga koka, transmeton Telegrafi.

Atë e kishin goditur para se të arrinte ta mbushte me municion pushkën automatike dhe më pas shihet se si rrëzohet në tokë. Raportohet se e gjitha ka ndodhur në afërsi të Deir ez Zuira, qyteti më i madh në lindje të Sirisë.

Forcat demokratike siriane (SDF) kanë njoftuar se xhihadistët kishin vepruar së fundmi në mënyrë të çakorduar, duke injoruar urdhrat e liderit të tyre.

Forcat kurde do të duhej së shpejti ta çlirojnë qytetin e fundit që është nën kontrollin e “Shtetit Islamik”.  /Telegrafi/

Exit mobile version