Ky është momenti rrëqethës kur një fotograf lufte vrapon për ta shpëtuar një fëmijë të plagosur pasi një autobus sirian u sulmua – i cili më pas shpërtheu në lot në momentin kur pa një fëmijë tjetër të vdekur në tokë, shkruan Daily Mail.
Aktivisti Abd Alkader Habak ishte duke punuar gjatë të shtunës së kaluar, kur një bombë goditi autobusët të cilët po evakuonin qytetarët që kishin mbetur të ngujuar në zonat që kontrollohen nga ushtria e Bashar Al-Assadit, transmeton Telegrafi.
Ai fillimisht ishte përplasur në tokë nga shpërthimi i bombës, por arriti të ngritët në këmbë dhe të shpëtojë të plagosurit – ku edhe kuptojë se rreth vetes kishte shumë trupa të pajetë të fëmijëve.
Një fotografi e publikuar, shfaq momentin kur ai shihet i kapluar nga emocionet derisa po qëndronte i gjunjëzuar pranë një trupi të pajetë të një fëmije, të cilin ishte munduar ta shpëtojë një minutë më herët.
Vogëlushi ishte një nga 68 fëmijët e vrarë në sulmin vetëvrasës me bombë, që goditi autobusët të cilët po evakuonin, fëmijë, gra e pleq për në fshatrat Fuaa dhe Kafraya në pjesën veriore të Sirisë.
Në këtë shpërthim raportohet se kanë vdekur 126 persona, dhe konsiderohet si sulmi më i përgjakshëm që ka ndodhur gjatë vitit të fundit në luftën gjashtëvjeçare të Sirisë.
“Skena ishte e tmerrshme, në veçanti kur i shihni duke vdekur para syve të juaj”, ka deklaruar Habak për CNN.
“U kaplova nga emocionet. Ajo qfarë pamë unë dhe kolegët e mi ishte e tmerrshme”, ka shtuar ai. /Telegrafi/