Telegrafi

Lufta në Libi rrit çmimet e naftës

Nafta Brent shënoi rritje me 2 për qind që në momentet e para që Kombet e Bashkuara dhenë mandatin për sulmet në Libi.

Në këto momente nafta bruto Brent e Londrës për prillin u rrit me 1.5 për qind në 115.6 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për prillin u rrit 1.85 për qind në 102.94 dollarë për fuçi. /Telegrafi/