Telegrafi

Lufta në Kosovë, kur Sadami i quante “qen” NATO-n dhe OKB-në (Video)

Gjatë kohës së luftës në Kosovë, ish-presidenti i Irakut, Sadam Husein i konsideroi përfaqësuesit e OKB-së dhe të NATO-s qenë, pas sulmeve ajrore që ata bën në Jugosllavi.

Husein akuzoi gjithashtu shtetet Arabe për përkrahjen që ata i kishin dhënë NATO-s, pas takimeve që kishte mbajtur me zyrtarët serbë.

“Ata që iu sulmuan juve janë qenë dhe ne nuk mund t’i justifikojmë shtetet arabe që janë rreshtuar me qentë kundër jush”, kishte deklaruar Sadam Husein gjatë transmetimit direkt në televizionin publik.

Sadami asokohe kishte akuzuar Shtetet e Bashkuara se po shfrytëzonin fatin e myslimanëve kosovar si arsyetim për të dominuar botën.