Site icon Telegrafi

“Lufta në kohën e dashurisë” edhe frëngjisht

Përkthimin e dramës në frëngjisht e kanë bërë Bardha Rrustemi dhe Anne-Marie Bucquet. Përpos botimit, Maison d’Europe et d’Orient ka blerë edhe të drejtat e inskenimit eventual në Francë dhe vendet tjera frankofone.

Në gjermanisht kjo dramë është përkthyer nga Joachim Röhm për Shtëpinë botuese gjermane S. Fischer Verlage.

Maison d’Europe et d’Orient ka sjellë më herët në frëngjisht edhe dramaturgë të tjerë kosovarë, përfshi Anton Pashkun, Sabri Hamitin, Teki Dërvishin dhe Eqrem Bashën.

"Lufta në kohën e dashurisë" është shkruar në vitin 2007. Në tetor të po atij viti ka pasur prezantimin e parë në Kent të Londrës, nga Teatri Nomad. /Telegrafi/

Exit mobile version