Site icon Telegrafi

Lufta kundër poliomelitit me fitore të pjesshme, dy nga tri llojet e sëmundjes janë zhdukur në tërësi

Iniciativa Globale për Çrrënjosjen e Poliomelitit ka bërë të ditur sot, se lufta kundër kësaj sëmundjeje të rëndë ka shënuar fitore të pjesshme, pasi dy nga tri llojet e sëmundjes janë zhdukur në tërësi, katër vite pasi u largua lloji i fundit.

Virusi i poliomielitit të egër tip 3, i njohur edhe si WPV3, tani është patogjeni i tretë që shkakton sëmundje njerëzore që duhet të zhduket në të ardhmen, transmeton Telegrafi.

Kjo vjen pasi virusi i poliomielitit të egër tip 2 apo WPV2, u shpall i zhdukur në vitin 2015 dhe lia në 1980. Polio përhapet në popullsinë e zonave ku nuk ka imunitet, që kanë sisteme jo të duhura kanalizimi.

Virusi i pashërueshëm pushton sistemin nervor dhe mund të shkaktojë paralizë të pakthyeshme brenda disa orësh, ndërsa mund të parandalohet me vaksinim.

Ulje dramatike e numrave të personave të prekur në të gjithë botën, në dekadat e fundit, ka ardhur nga fushatat intensive të fëmijëve.

Rasti i fundit i poliomielitit tip 3 u zbulua në Nigerinë veriore në vitin 2012, ndërsa që atëherë, zyrtarë shëndetësorë kanë kryer një mbikëqyrje intensive për të siguruar që është larguar. /Telegrafi/

Exit mobile version