Telegrafi

Lufta kundër përhapjes së coronavirusit, prindërit amerikanë bartin qese të najlonit – i spërkatin fëmijët me dezinfektues

Pasi që punonjësi i një shkolle në Memphis të SHBA-ve ka pasur kontakt me një person të infektuar me coronavirus, disa prindër kanë ndërmarrë “masa ekstreme” nga  frika e përhapjes së virusit – ata u shfaqën aq ekstrem me veprimet e tyre sa që u bënë hit në internet.

Në videon e publikuar më poshtë prindërit shihen se si pastrojnë çantat me qëllim që fëmijët të mos e bartin virusin në shtëpi, e disa prej tyre edhe i spërkatin me dezinfektues  nga koka në këmbë, transmeton Telegrafi.

“Nuk më bën përshtypje se çfarë flasin, unë do t’i pastrojë këpucët dhe çantën por edhe bluzën pa mëngë që më pas do ta pastroj”, ka thënë një nga nënat që qëndronte para shkollës.

Megjithatë disa prej tyre kanë shkuar aq larg, sa që kanë vendosur qese të najlonit në kokë dhe kanë veshur rroba mbrojtëse.

Një grua ka vendosur të bartë një qese të madhe të najlonit që zakonisht përdoret për mbeturina, dy më të vogla në këpucë dhe një tjetër në kokë. Në fytyrë natyrisht se kishte maskë.

Por edhe pse autoritetet kompetente ua kanë bërë me dije se shkalla e rrezikut tek fëmijët është shumë e ulët, ata megjithatë vendosin të ndërmarrin “masa”.

Për më pak se dy ditë kjo video është shikuar nga më shumë se 2.5 milionë njerëz, e në komente ka pasur edhe batuta të ndryshme – madje duke i cilësuar veprimet e këtyre prindërve si diçka të tepërt. /Telegrafi/