Telegrafi

Lufta kundër krimit ekonomik, përparësi për prokurorinë

Kryeprokurorja dëgjoi raportimet e njësive të Tiranës, Korcës, Vlorës, Fierit dhe Shkodrës lidhur me ecurinë e hetimeve në proces dhe diskutoi rrugët për rritjen e efikasitetit në rezultatet e punës.

Kryeprokurorja Rama ka nënvizuar se lufta ndaj veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, janë dhe mbeten përparësi për prokurorinë dhe kërkoi zbatim të plotë dhe rigoroz të ligjit, dhe bashkëpunim më të madh midis institucioneve shtetërore.

Në takimet e Ina Ramës, është diskutuar në veçanti lidhur me rritjen e rolit të oficerëve të policisë gjyqësore pranë këtyre njësive për sigurimin e informacioneve për rastet e korrupsionit dhe krimit financiar. /Telegrafi/