Kufijtë mes dy shteteve më të populluara në Australi, Victoria dhe New South Wales, nga sot do të mbyllen për t’u luftuar përhapja e mëtejme e COVID-19, ka njoftuar i pari i Victoria, Daniel Andrews.
Siç raporton Reuters, kjo është hera e parë në 100 vitet e fundit që këta kufij po mbyllen – për herë të fundit ishin mbyllur në vitin 1919 në kohën e pandemisë së gripit spanjoll, transmeton Telegrafi.
Numri i të sëmurëve nga coronavirusi është rritur dukshëm ditëve të fundit në Melbourne, ku si pasojë ka detyruar autoritetet të urdhërojnë distancimin social, kurse 30 qyteza të futen në karantinë.
Mbyllja e kufijve në mes dy shteteve ka hyrë në fuqi pas orës 12, ndryshe Victoria kufizohet me New South Wales. /Telegrafi/