Site icon Telegrafi

Lufta kundër coronavirust merr një kthesë për keq në natën e së mërkurës, konfirmohen mbi 14 mijë raste të reja të prekur me virusin vdekjeprurës

Lufta kundër coronavirus mori një kthesë për më keq në natën e së mërkurës, pasi zyrtarët kinezë të shëndetit në provincën Hubei raportuan 255 vdekje të reja dhe 14.840 raste të reja të infektuar me virusin vdekjeprurës.

Kjo sjell numrin e vdekjeve në të gjithë botën në të paktën 1.370 dhe numrin e rasteve të konfirmuara në më shumë se 60,300, transmeton Telegrafi.

Njoftimi vjen pasi Kina kishte thënë se numri i të infektuarve brenda vendit kishte rënë për dy ditë me radhë.

Organizata Botërore e Shëndetit mblodhi të martën specialistë të lartë të sëmundjes në Gjenevë për të provuar dhe t’u përgjigjur pyetjeve në lidhje me sëmundjen e re. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version