Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mirëpriti një ekip mjekësh nga Kina që zbarkuan në aeroportin e Beogradit për të ndihmuar Serbinë të luftojë coronavirusin.
Sipas medieve serbe, përcjell Telegrafi, mjekët nga Kina kanë sjellë me vete përvojën, por edhe ndihmën e nevojshme mjekësore që do t’ju mundësojë mjekëve serbë që të trajtojnë më mirë pacientët e infektuar me virusin COVID-19.
Po sipas medieve serbe, aeroplani përmban gjithçka që është e nevojshme për trajtimin e të infektuarve me virusin – teste, maska, respiratorë.
Ka qenë ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Beograd, Chen Bo, ai që ka postuar në llogarinë e tij në Twitter foto të aeroplanit që po nisej nga Kina në Serbi me një ekip ekspertësh mjekësorë, pajisje mjekësore dhe pajisje. /Telegrafi/
Хвала кинеским и српским пријатељима на њиховом даноноћном раду и уложеним напорима. ???Tим медицинских стручњака, медицински материјал и опрема су кренули из Кине. pic.twitter.com/XPDHM4vjPQ
— Chen Bo (@AmbChenBo) March 21, 2020