Çmimet e Muzikës, MTV Europe, që u planifikuan të mbaheshin në Paris, u bë e ditur nga organizatorët se janë anuluar.
Kjo duke përmendur paqëndrueshmërinë e ngjarjeve botërore mes konfliktit të vazhdueshëm në Izrael dhe Gaza.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve, e planifikuar të transmetohej drejtpërdrejt dhe në të cilën mes të nominuarve ishin Taylor Swift, Olivia Rodrigo, Bad Bunny dhe Foo Fighters, do të mbahej më 5 nëntor në Paris Nord Villepinte.
“Duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e ngjarjeve botërore, ne kemi vendosur të anulojmë MTV EMA 2023 për shkak të kujdesit të bollshëm për mijëra punonjës, anëtarë të ekipit, artistë, fansa dhe partnerë që udhëtojnë nga të gjithë cepat e botës”, tha një zëdhënës në një deklaratë.
“MTV EMA është një festë vjetore e muzikës globale. Ndërsa shohim ngjarjet shkatërruese në Izrael dhe Gaza që vazhdojnë të shpalosen, ky nuk duket si një moment për një festë globale. Me mijëra jetë tashmë të humbura, është një moment që duhet të shtyjmë MTV EMA në nëntor të vitit 2024”.
Izraeli i është përgjigjur sulmit më vdekjeprurës në historinë e tij 75-vjeçare duke u zotuar të asgjësojë Hamasin, duke vënë të gjithë 2.3 milionë banorët e Rripit të Gazës nën një rrethim total dhe duke bombarduar enklavën në sulme që kanë vrarë mijëra dhe kanë bërë më shumë se një milion të pastrehë.
Franca është në gjendjen më të lartë të gatishmërisë pas vrasjes më 13 tetor të një mësueseje në një sulm të dyshuar islamik.
Të mërkurën, tetë aeroporte franceze u përballën me alarme sigurie dhe disa u evakuuan për kontrolle, tha autoriteti i aviacionit DGAC dhe Pallati i Versajës u mbyll përsëri për shkak të frikës së tretë të sigurisë në pesë ditë.
Çmimet vjetore MTV Europe Music mbahen në një qytet të ndryshëm çdo vit.
Ngjarja e vitit të kaluar ishte në Duseldorf në Gjermaninë perëndimore. /Telegrafi/