Site icon Telegrafi

Djali i Fatmir Limajt: Ndërkohë në Kosovë, vlerat e luftës i mbron Uran Ismaili

Durim Limaj, djali i kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt ka ironizuar me sekretarin e PDK-së, Uran Ismaili.

Limaj përmes një postimi në Facebook tha se vlerat e luftës në Kosovë i mbron Urani.

“Ndërkohë në Kosovë, vlerat e luftës i mbron Uran Ismaili. Më kujtohet si sot, lufta heroike e tij në Counter Strike!”, është shprehur ai.

Ky reagim erdhi pas deklaratës së Uran Ismalit, i cili u shpreh se PDK ka vendosur të shkojë e vetme në zgjedhje për ta ruajtur identitetin, rrjedhimisht duke bëre me dije se një koalicion me Nismën nuk do të jetë i mundur.

“Fatmir Limaj ka qenë një kohë figurë e PDK-së, por rruga politike është ndarë herët nga ai me vullnet të plotë. PAN-i ka qenë një bashkim i forcave politike, që ne sot e konsiderojmë që nuk i ka kontribuar identitetit të PDK-së”, ka thënë Ismaili, njofton Telegrafi.

Exit mobile version