Lufta e Tretë Botërore është shumë pranë. Të këtij mendimi janë qytetarët e vendeve Perëndimore, të paktën, tregon një sondazh i fundit i publikuar në mediat e huaja.
Sondazhi thotë se publiku e sheh të zymtë të ardhmen, duke iu trembur një konflikti gjithëpërfshirës.
Në një kohë kur superfuqitë po mbajnë qëndrime të ndryshme për konfliktin e përgjakshëm në Siri, ISIS vazhdon të luftojë në Lindje e Mesme, grupe terroriste sulmojnë në të gjithë globin dhe Vladimir Putin dhe Donald Trump po flasin për lojë të vështirë, nëntëmijë njerëz të pyetur në nëntë vende Perëndimore janë të mendimit se paqja globale është shumë larg.
Ata që i tremben më shumë një lufte janë amerikanët, ndërsa francezët, gjermanët dhe britanikët janë paksa edhe optimistë.
64 për qind e amerikanëve mendojnë se bota është shumë afër një lufte të madhe, krahasuar me vetëm 15 për qind që mendojnë se ka gjasa të ketë paqe.