Nga: Neil Young
Përktheu: Fadil Bajraj
Krijesat e vockëla futen brenda nga të ftohtit
Kthehen në fole sikur në ditët e moçme
Aty në sigurinë e krahëve të nënës
Ngrohtësia e viteve, goxha larg nga lëndimi i sërishëm
Veshët kumbojnë nga zjarri i luftës
Luftëtari i lodhur qëllon pakëz më lart
Skifteri i zi apo trumcaku i vogël
Drita kuruese apo shkëndija e tytës
Askush s’fiton
Është luftë njeriu
Askush s’fiton
Është luftë njeriu
Krifa e argjendtë fluturon në erë
Teposhtë planeteve në ikje sërish
Askush nuk e di nga po shkojnë
Por secili lloj po vjen dy nga dy
Jashtë në deltë ku thundrat rrahin
Babai po vrapon në tokën e ngrirë
S’mund ta durojë kundërmimin e helmit që e ndjek
S’mund t’i shohë gazin as makinat, është luftë e njeriut
Askush s’fiton
Është luftë njeriu
Askush s’fiton
Është luftë njeriu
Dritaret hapen dhe çupëlina ëndërron
Qielli është fushëlojë e saj derisa hip në kalë
Nëpër qiejt për në anën tjetër
Në krahët e magjisë kjo çupëlinë kalëron
Krijesat foshnja futen brenda nga të ftohtit
Prapa në folenë posi në ditët e moçme
Aty në sigurinë e krahëve të nënës
Ngrohtësia e viteve goxha larg nga lëndimi i sërishëm
Askush s’fiton
Është luftë e njeriut
Askush s’fiton
Është luftë e njeriut
Askush s’fiton