Telegrafi

Lufta e narkokartelëve, gjatë vitit të kaluara janë kryer afro 35 mijë vrasje në Meksikë – brenda 24 orëve e kanë pësuar 95 persona

Në Meksikë gjatë vitit të kaluar janë kryer 34.582 vrasje, që po cilësohet si përqindja më e madhe që nga vitit 1997 kur filluan të regjistrohen viktimat.

Kjo do të thotë që brenda një dite kryhen 95 vrasje, që i bie 2,5 për qind më shumë krahasuar me vitet e kaluara, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që Meksika shfrytëzon ushtrinë në luftën kundër narkokartelëve, dhe një praktikë të tillë e aplikon nga viti 2006.

Por, pavarësisht arrestimeve të shumta apo vrasjen e liderëve të bandave, fushata kundër krimit nuk ka sjellë ndonjë ndryshim apo zvogëlim të dhunës që kryesisht zhvillohet për qërim hesapesh mes bandave rivale. /Telegrafi/