Site icon Telegrafi

Lufta e drejtë e UÇK-së dhe padrejtësia ndaj saj

Ne një thënie te një filozofi ku shkruante për shakën dhe te pavetëdijshme thoshte “një i varfër mori hua nga një i pasure 25 florinj, duke siguruar për varfërinë e vet. Te njëjtën ditë mirë-bërsi e gjeti atë në një restorant para një pjate prej salmoni me majoneze. Ai e qorton.
“Si, ju merrni para hua tek unë dhe pastaj porosisni salmon me majonezë? Për ketë ju deshën paratë e mija?
“Unë ju kuptoj, i përgjigjet i akuzuari. Kur kam para nuk guxoj të ha salmon me majonezë! As me thoni atëherë kur do të ha salmon me majonezë?
Kështu do të pyes edhe populli – kur do të ha salmon me majonezë.

Kush mund të dojë vendin tonë më shumë sesa shqiptarët? Tash kur vendi po shkon drejt një katastrofe ekonomike politike dhe humanitare. Çka ke të pyesësh me shumë sesa atë qe për çdo muaj kemi inflacion ekonomik deri ne 10 për qind, e populli i shkretë as qe mund të kuptoj se çka po ndodhë në oborrin e tij. Apo ndodhe një lëkundje e shtetësisë së vendit tonë që u fitua me gjakun e derdhur nëpër shekuj për çlirim. Faktori numër një i cili mund të sjell trazira është gjendja e rëndë ekonomike politike, e sidomos dhuna e ushtruar psikike e faktorit ndërkombëtar qe thirren në emër te asaj se po e ndihmojnë Kosovën, e në fakt ata po bëjnë eksperimente nga me të ndryshmet me vendin tonë. E kanë operuar ne te gjithë trupin, vetëm se zemrën ende nuk ja kanë marrë.

A nuk është për tu tmerruar nga paditë e përditshmen që bënë EULEK-si ndaj ish ushtarëve të vendit tim që me vetëdije po mundohen të humbin qelizën e gjithë asaj gjenerate të artë, që ishte e kalitur për të gjitha sfidat. Lufta speciale ndaj tyre kishte filluar qysh nga përfundimi i luftës, njëherë u munduan t’i thyen moralisht, duke u dhënë misione për pastrim, më vonë i lanë në mëshirën e fatit, ju ngritën kurthe nga më të ndryshmet. Komandantët më të zot i burgosen, disave ju përgatiten atentate, disa vdiqën në komunikacion? Kjo mesele po vazhdon edhe sot, por a duhet populli të hesht para gjithë këtij presioni politik, ekonomik dhe ushtarak që po bëhet ndaj nesh? Them që ne duhet të jemi zot në shtëpinë tonë, e askush tjetër.

Pse nuk na ndihmojnë të ngjitemi ekonomikisht, pse nuk burgosin hajnat, bosët e mafies që bëjnë vendin tim udhëkryqe te drogës për botë? Pse nuk merreni me mijëra vepra që janë mbetur në sirtarët e gjykatave? Pse nuk ndiqni penalisht mijëra vrasës qe shëtisin lirshëm nëpër Kosovë pa u penguar na askush? Pse nuk vënë nën kontrolle pikat kufitare në veri? Përgjigjja është e thjesht populli im. Ata e duan Kosovën kështu të copëtuar, të mbes e pa zonja të mbijetojë ekonomikisht, e pa zonja ta mbrojë veten ushtarakisht.

Vetëm të barabartë dhe jo inferior të rrihet karshi politikës ndërkombëtare, e sidomos atyre shteteve te mëdha te cilat e kanë të zhvilluar demokracinë e brendshme. Ata i duan partnerët seriozë që kanë mendim dhe ide të veta, nuk i duan ata që shtrydhen si limoni, e nuk kanë koncept, nuk kanë ide, por bëjnë çka thonë te tjerët
Duhet ndryshuar politika e udhëheqjes se Kosovës, sepse kjo politike është grabitqare, që është bërë tash e disa vite sindromë e së keqes. Njeriu lirshëm mund të trafikoj drogë, të kryej veprimtari prostitucioni, shpëlarje e parash… Situata e krijuar në rrafshin Kombëtar sa vjen duke u rënduar falë joseriozitetit të punës nga faktori njeri, e që është meritë e atyre që thonë se kanë zgjedhur problemet vendore.

Dhuna e ushtruar nëpër dekada nga pushtuesit e huaja nuk ka kaluar pa lënë gjurmë të mëdha në mentalitetin, kulturën dhe traditën tonë. Një fenomen që nuk dallon nga vendet e tjera të rajonit ballkanik. Nga erdhe djalli i parë që prishi baraspeshën intelektuale politike, kulturore, të vendit tim Ilirik, që ishte shembull i qytetërimit të hershëm qysh para Krishtit? Ne kishim diçka që të tjerëve ju mungonte, mirësjellja, urtësia, bujaria, kultura, tradita, gjuha. Te gjitha këto na dallonin nga barbarët që vinin për të na prurë diçka të re që tek ne nuk ishte parë më herët.

Faktet historike tregojnë se Shqiptaret ruajtën pjesën më të madhe të territoreve të tyre, të cilat nuk i humbën duke u ndeshur me lloj-lloj popullsish endacake dhe të egra, që luftonin për mbijetesë, por i humbën në shekujt XIX dhe XX. Fuqitë e mëdha ndanin toka shqiptare duke u nisur nga interesat e tyre personale dhe aleatëve të tyre. Shqiptarët nuk ishin sllavë, prandaj kjo ndikonte që tokat tona të epeshin peshqesh për popujt sllavë. Këto ndarje dhe pretendime nuk u ndalen kurrë së heshturi as gjatë Luftës së Dytë Botërore kur Greqia me Panajot Pipineli që ishte zëvendësministër i jashtëm propozoi zhdukjen e shqiptarëve nga harta. Ai i paraqiti Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Anglisë këtë kërkesë. E para e kundërshtojë ketë ide të aneksimit, ndërsa tjetra e morri seriozisht dhe e përkrahu këtë ide për zhdukjen e hartës se Shqipërisë.

Pra këto janë vetëm disa fakte qe morra që të huajt nuk mund të jenë ata që zgjedhin problemet tona. Ne duhet të jemi ata që i zgjedhim ato, duke lartësuar lartë e më lartë luftën e shenjtë që bëri UÇK-ja. Ne duhet mbrojtur atë luftë edhe me trupat tonë, në mund të krijojmë përditë nga një emër, por kurrë nuk mund të krijojmë një Adem Jashar, Zahir Pajazit, Fehmi Lladrovc, Luan Haradinaj, Ismet Jashar, Ilaz Kodër, Hakif Zejnullah, Adrian Krasniq, Bekim Berishë,…, të gjithë këta dëshmorë ishin UÇK. Ata për ne janë dritë që shndritë në horizont dhe ndriçon Shqiptarinë, e ne jemi ata që duhet ditur vlerat e tyre, vlerat e UÇK-së. Ndarjet për ne janë luftë.

(Autori është analist politik)

Exit mobile version