Qeveria austriake aktualisht po shqyrton izolimin e tretë si rezultat i pandemisë së coronavirusit.
Izolimi i “ri” siç raportojnë mediat austriake, bazohet në informacionet e qeverisë që parashihet të aplikohet pas 26 dhjetorit dhe do të jetë në fuqi deri më 10 janar, transmeton Telegrafi.
Ministria e Shëndetësisë në Austri, ka bërë të ditur se po punon për një masë të re në prag të festave të fundvitit. E ky izolim do të jetë i ngjashëm me të fundit (dytin) që parasheh mbylljen e shkollave kopshteve, që aktualisht janë në pushim.
Gjithashtu gastronomia në përgjithësi nuk do të mund të zhvilloj aktivitet siç janë restorantet dhe baret e ndryshme. Pritet të jetë në fuqi edhe ora policore, që edhe aktualisht është nga 20:00 deri në ora 6 të mëngjesit.
Kancelari austriak Sebastian Kurz me anëtarët e qeverisë së tij do të diskutojë sot pasdite, ku të pranishëm do të jenë edhe guvernatorët e rajoneve austriake – e ky propozim për izolimin e tretë pritet të votohet dhe miratohet në parlament gjatë javës së ardhshme. /Telegrafi/