Site icon Telegrafi

Ludogorets 0-3 Milan, notat e lojtarëve

Milani ka fituar në udhëtim me rezultat të thellë 3-0 ndaj Ludogoretsit.

Rossonerët kanë fituar ndeshjen e parë të 1/16-tës së finales së Ligës së Evropës në udhëtimin e tyre te bullgarët e Ludogoretsit.

Golat në këtë takim për skuadrën e Gennaro Gattusos u shënuan nga Patrick Cutrone (45′), Ricardo Rodriguez (64′) dhe Fabio Borini (90+).

Lexo po ashtu Milani fiton në udhëtim te Ludogoretsi, me një këmbë në fazën tjetër të Ligës së Evropës (Video)

Megjithatë, lojtarët më të vlerësuar të ndeshjes ishin Hakan Calhanouglu dhe Franck Kessie, të cilët u notuan me 8.0.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e vendasve, Renan, i cili u vlerësua me notë 5.6. /Telegrafi/

Ludogorets:

Dështuan edhe Swierczok, Plastun dhe Sasha

Milan: 

Paraqitje të mirë patën Cutrone, Biglia dhe Bonaventura
Exit mobile version