Telegrafi

Lucy Liu bën sparkatën, Terry Crews bën muzikë – talentet e fshehura të yjeve (Video)

Edhe pse i ka mbushur 47 vjet, Lucy Liu nuk i ka humbur aftësitë e saja fizike.

Aktorja me origjinë kineze ka treguar talentin e saj gjatë pjesëmarrjes në emisionin The Late Late Show me James Corden.

Ajo ka treguar se i ka bërë vet të gjitha skenat e vështira në filmat “Charlie’s Angels” dhe “Kill Bill”, ndërsa prezantuesi i ka kërkuar që ta dëshmojë këtë në emision, raporton Telegrafi.

Në emision ishte i pranishëm edhe sportisti i shndërruar në aktor, Terry Crews, i cili po ashtu ka treguar një talent të tij të fshehur.

Ai ka treguar se di të bëjë muzikë me instrumentet me frymë. /Telegrafi/